Trafikonin kokainë në Itali, arrestohet 58-vjeçari nga Berati, i dënuar me 7 vite burg

Pjesëmarrja në një organizatë kriminale që ka trafikuar përgjatë viteve 2002-2003 kokainë në Firence të Italisë, i ka kushtuar shtrenjtë një 58-vjeçari nga Berati.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 23”, Fatmir Isollari (alias Fatmir Cenka) u arrestua ditën e sotme me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj.

Ai rezulton i dënuar nga autoritetet italiane me 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

“Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera pas koordinimit të informacioneve me homologët e Policisë italiane, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 23”, u lokalizua në qytetin e Beratit, u kap dhe u vu në pranga shtetasi: Fatmir Isollari alias Fatmir Cenka, 58 vjeç, banues në Berat.   Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit e Firences, Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë periudhës 2002-2003, kjo organizatë kriminale trafikoi 20 kg kokainë nga Shqipëria në Firence”, njofton policia.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma kanë nisur sakaq punën për të finalizuar procedurat për ekstradimin e 58-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com