Edhe Serbia ka listën e saj të personave të cilët janë të padëshiruar. Këtë fakt e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin.
Zyrtari i lart serb ka theksuar se kur ka qenë ministër i Brendshëm dhe drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Informacion, ka bërë listat e atyre që nuk janë të mirëpritur në Serbi, shkruan A2.
“Listat i kam bërë unë si ministër i Policisë dhe drejtor i BIA-s, bazuar në ligj dhe ndërgjegje. Më vjen keq që nuk u jam përkushtuar më shumë, sepse po shoh se sa njerëz të poshtër janë harruar, tha Vulin përmes një deklarate të publikuar në ueb-faqen e partisë së tij, Lëvizja Socialiste, citon Radio Evropa e Lirë.
Vulin tha se në lista janë persona që kanë kënduar ose folur për Serbinë në një kontekst të keq. “Në listat që u kam dorëzuar organeve kompetente, ka pasur shtetas të huaj, që kanë ardhur në Serbi për të marrë pjesë në protesta të dhunshme, por edhe narko-bosë – nga Sarajeva deri në Prishtinë dhe Shkup”, tha Vulin.
/a.r