Gjykata e Posaçme cakton masën e sigurisë “arrest në burg” për Kreshnik Budlla (Farruku) dhe ndaj Julian Kollçaku dhe Maksim Ndoci.
Budlla u arrestua të premten, ndërsa ishte në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për qëllime ekstradimi drejt Italisë, ndërsa dy të tjerët janë arrestuar në nëntor 2024.
Ata akuzohen për “trafik ndërkombëtar të narkotikëve” dhe “grup të strukturuar kriminal”.
Kujtojmë se Farruku, i shumëkërkuara me 10 emra, u arrestua në maj të 2019 në Spanjë, së bashkë me vëllain e tij dhe një tjetër të afërm. Ai rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Ancona-s me 6 vjet e 8 muaj burgim për akuzën e trafikut të drogës
Ai njihet si drejtues i Klanit Farruku, i përbërë kryesisht nga shqiptarë që kryesisht janë akuzuar për grabitje banesash, trafik kokaine dhe krime të ndryshme.