“Me marrjen e grupit të deputeteve nga grupi i foltores, grupi i rithemelimit vdes” kështu e ka konsideruar analisti Ergys Mërtiri ikjen e grupit nga Berisha.
Në studion e emisionit “3D” në RTSH, Mërtiri u shpreh se pas ikjes se grupit nga Berisha foltorja nuk ka me instrumenta politik qe ka grupi parlamentar.
“Me marrjen e grupit të deputeteve nga grupi i foltores, grupi i rithemelimit “vdes” sepse të vetmen fuqi që kishte, ishte kjo që i dha Bardhi. Ikja e këtij grupi nga Berisha e vdes foltoren, sepse foltorja ska më të vetmin instrument politik që ka grupi parlamentar. Ky është problemi, që të marrësh elektorat duhet të besh politik për një vit, vetëm në ballkon nuk bëhet me politik”, tha Mërtiri.
/a.r