Topallit nuk i del inati me Bashën: Ai e shkatërroi PD-në, Berisha punon 10 herë më shumë se të gjithë

Në një analizë të bërë situatës në Partinë Demokratike vitet e fundit, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli tha se kushdo që ka bërë gabime duhet t’i pranojë ato dhe të kërkojë falje.

Edhe pse nuk i përmendi emrin, por duke e nënkuptuar përballë gazetares Nisida Tufa në “Kjo Javë”, në News24, Topalli vlerësoi se figura që i ka bërë më shumë dëm PD është ish-kreu i saj, Lulzim Basha.

Ai që i ka bërë më shumë dëm, është ai për të cilin kam folur për shumë vite dhe që tashmë nuk është më në PD. Kostot nuk i kanë rënduar vetëm opozitës, por edhe vendit. Pjesa tjetër kanë bërë betejën e tyre aq sa kanë ditur. Ndonjëherë duhet më shumë kohë se ka disa parime themelore në politikë. Kur bën gabime duhet të kërkosh falje të korrigjosh veten e të ecësh para. Sot është e rëndësishme që të jemi bashkë.

Të kërkosh falje është njerëzore, por në politikë është detyrë. Momenti të mendojmë edhe për përgjegjësinë sepse prej vitesh njerëzit na kanë dhënë votën. Të jemi bashkë të bëjmë një hap të rëndësishëm që të bëjmë kthesën e domosdoshme politike për të ndalur ikjen e të rinjve”, tha ajo.

Topalli u ndal edhe tek figura e Berishës në PD, duke u shprehur se ai e meriton të jetë në krye të PD pasi punon 10 herë më shumë se të gjithë të tjerët të marrë së bashku, ndërsa shtoi se asnjëherë nuk ka pasur synimin që të jetë ajo drejtuese në parti.

Berisha u largua njëherë duke dhënë mundësi për rotacion. Por ajo që ndodh me emërimet pastaj ishte diçka tjetër. Debati ngrihet nga pushteti, si vorbull. Vendi i kryetarit merret me punë dhe vota. Berisha punon 10 herë më shumë se të tjerët marrë së bashku. Unë nuk e kam pretenduar dhe nuk e kam menduar kurrë, as nuk e dua. Secili duhet të dijë mirë e të kuptojë se sa mund të kontribuojë e të bëjë atë që ka detyrë”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com