TMERR në hotel, gruaja gjendet e vdekur: Burri i saj arratiset dhe më pas arrestohet: Tentuam të kryenim vetëvrasje!

Një turiste 53-vjeçare, Rossella Cominotti, u gjet e vdekur në hotel. Pranë trupit të viktimës, e gjetur e shtrirë në shtrat me plagë të thella me thikë, është gjetur arma e vrasjes: në fakt ishte një brisk me të cilin vrasësi e ka goditur disa herë. I shoqi, pasi tentoi të arratisej, u ndalua me një makinë në një postbllok policie në komunën Licciana Nardi, në provincën Massa Carrara.

Burri, 57-vjeçari Alfredo Zenucchi, pas disa orësh marrje në pyetje, ka rrëfyer se ka vrarë gruan e tij si pjesë e një tentativë vetëvrasjeje nga ana e të dyve.

Përpjekja për vetëvrasje e Zenucchi dështoi dhe ai tha se kishte vendosur t’i jepte fund në një mënyrë tjetër prandaj edhe ishte larguar. Hetimet janë ende në vijim, por nga hetimet e para nuk kanë dalë as arsye sentimentale xhelozie dhe as ekonomike.
Turistja italiane është gjetur e pajetë nga një pastruese, e cila ka dhënë alarmin dhe prej rreth një jave ndodhej në ambientet e hotelit me bashkëshortin.

Burri ishte larguar me makinën e tij, një C3 e bardhë. Automjeti, i parë në Via Aurelia, u kap në Lunigiana. Çifti është nga Kremona dhe sipas informacioneve të mbledhura ata duhet të ishin larguar sot. “Jemi të shokuar”, janë fjalët e pronarëve të hoteleve.
Brisku i drejtë me të cilin vrasësi dyshohet se goditi viktimën në fyt u gjet në dhomën e hotelit në Mattarana në provincën e La Spezia-s. Gruaja u gjet e shtrirë në krevat. /Liberale.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com