Tjetërsimi i pronave në Himarë/ Kërkoi masë më të lehtë sigurie, GJKKO lë në burg Jorgo Goron

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro është lënë sërish në burg.

Kjo ka qenë masa e dhënë sot nga GJKKO, e cila la në fuqi ‘arrestin me burg’ për Goron.
Ndonëse Goro kërkoi masë më të lehtë sigurie, kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata. Kujtojmë se ish-kryebashkiaku u arrestua për shpërdorim detyre në dy raste.

Konkretisht bëhet fjalë për regjistrimin e dy sipërfaqe prone, ku sipas prokurorisë, Goro akuzohet se ka lejuar ne kundërshtim me ligjin për regjistrimin e këtyre pronave që ishin parashikuar për investime strategjike.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com