Tjetërsimi i pronave në bregdet, arrestohet juristi i Hipotekës së Tiranës, Mikel Zaho

Tjetërsimi i pronave në bregdet ka çuar në pranga juristin i Kadastrës së Tiranës Mikel Zaho. Ai akuzohet se ka kryer praktikën e paligjshme të tjetërsimit me dokumente false të një parcele prej 2 mijë metrash tokë gjatë kohës që punonte në Kadastrën e Durrësit në vitin 2021.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin në kërkim M. Z., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës””, njofton Policia.

Përfitues sipas prokurorisë ka qenë biznesmeni Ilias Fisheku, i cili u arrestua bashkë me dy persona të tjerë të implikuar në këtë rast.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com