Ish- kreu i komunës Bërxullë, Ymer Marku, ish-zyrtari Agim Loci dhe qytetari Kujtim Allmeta janë lënë në burg ng gjykata e Tiranës.
Ndryshon masa vetëm për Kujtim Balliun, për shkaqe familjare, ku nga “arrest në burg” u la në “arrest në shtëpi”.
Ish-kryekomunari Ymer Marku ra në prangat e policisë bashkë me dy ish-zyrtarë të tjerë nën akuzën e përfitimit të 7500 m2 tokë në Bërxullë.
Ymer Marku ka qenë gjithashtu kandidat i Partisë Demokratike zyrtare në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022 në Vorë, kur u rendit i treti pas kandidatit të PS-së dhe Rithemelimit.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2011, Marku nën logon e Partisë Demokratike u zgjodh kryetar i komunës së Bërxullës me vetëm 11 vota më shumë përballë kandidatit të Partisë Socialiste.
Bashkë me 55-vjeçarin ranë në pranga edhe Kujtim Balliu, 65 vjeç, Agim Loci, 53 vjeç, banues në Vorë, dhe qytetari Kujtim Allmeta, 60 vjeç, banues në Kombinat.
Veç arrestimit të katër personave, gjykata e Tiranes vendosi sekuestrimin e sipërfaqes së tokës 7500 m2, në fshatin Bërxullë./m.j