Rreth 60 emigrantë që u larguan nga Libia me një gomone dhe u nisën për në Itali, raportohet se kanë ndërruar jetë gjatë udhëtimit në Mesdhe.
Të paktën 25 të mbijetuar që u shpëtuan të mërkurën në det të hapur nga ekuipazhi i “Ocean Viking”, anijes SOS Méditerranée kanë rrëfyer se 60 të tjerët që ndodheshin në varkën e tyre kanë vdekur.
“Të mbijetuarit u nisën nga Zawiya në Libi, 7 ditë përpara se të shpëtoheshin. Motori u prish pas 3 ditësh, duke lënë gomonen të fundosej dhe emigrantët pa ujë dhe ushqim. Të paktën një fëmijë ishte në mesin e viktimave”, shkruan OJQ-ja në një postim në platformën X.
Nga të mbijetuarit, dy u evakuuan nga roja bregdetare italiane gjatë natës dhe u transportuan në spitalin e Siçilisë. Sipas SOS Mediterranee, të dyve u ra të fikët në bordin e anijes dhe personeli mjekësor në bord nuk mundi t’i sillte në jetë.
/a.r