Me vendim të Këshillit të Ministrave është liruar nga detyra zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Enio Civici. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka propozuar largimin e tij nga kjo detyrë.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Enio Civici, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”’, thuhet në vendimin e qeverisë.
Që prej muajit tetor 2021 Enio Civici mbante postin e zëvendësministër përgjegjës për fushën e agroturizmit dhe zhvillimit rural në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
/a.r