12 persona u plagosën pasi një tjetër avion u godit nga turbulencat.
Këtë herë, një fluturim i “Qatar Airways” që udhëtonte nga Doha në Dublin përjetoi turbulenca të forta kur ndodhej mbi Turqi. Mes pasagjerëve u plagosën edhe 6 anëtarë të ekuipazhit.
Megjithatë, avioni arriti të ulej normalisht dhe në mënyrë të sigurt në aeroportin e Dublinit. Ekipet e emergjencës ishin në vendngjarje për të ndihmuar.
Ky incident vjen pak ditë pas incidentit në një fluturim të Singapore Airlines ku një person humbi jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, mes tyre një grua e cila mbeti e paralizuar.
Avioni u godit nga turbulencat dhe rënia e papritur e tij në 1800 metra në vetëm 5 minuta shkaktoi kaos në aeroplan dhe duke e detyruar atë të bënte një ulje emergjente në aeroportin Suvarnabhumi të Bangkok.
Pasagjerët e tmerruar përshkruanin se si nuk ishin paralajmëruar në kohë për të lidhur rripat e sigurimit përpara se avioni të rrëzohej papritur./a.m.