Një tjetër incident ajror ku u përfshi një aeroplan Boeing u regjistrua ditët e fundit në aeroportin e Los Anxhelosit.
Kompania amerikane United Airlines konfirmon se avioni i saj humbi një nga rrotat teksa po ngrihej nga pista, incident ky që po hetohet me detaje.
Avioni, një Boeing 757-200 kishte 174 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit në bord dhe ishte nisur për në Denver.
Ai ia doli të zbriste shëndoshë e mirë pavarësisht rrotës së humbur, 25 minuta vonesë. Ky është një episod i ri për prodhuesin amerikan të avionëve, i cili kohët e fundit ka regjistruar disa incidente të ngjashme ku mjetet e tij ajrore humbasin pjesë.
/a.r