Tjetër aksident i rëndë në vend, 63-vjeçarja përplaset për vdekje në autostradën Durrës-Tiranë

Një 63-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet mëngjesin e së martës në autostradën Durrës-Tiranë.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:05, ndërsa viktima është shtetasja me iniciale F. M.

“Më datë 10.12.2024, rreth orës 05:05, në autostradën “Durrës-Tiranë”, shtetasi E. R., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen F. M., 63 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital. 

Me shtetasin E. R. po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha policia.

/S.T

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com