Tiranë, shpërthim tritoli në apartamentin ku jetonte gruaja e vetmuar, Policia hap derën por…

Një shpërthim u dëgjua pak para mesnate në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë. Ngjarja u regjistrua në katin e 9-të të një ndërtese. Kanë qenë qytetarët që kanë njoftuar policinë për këtë ngjarje.

Kur policia ka shkuar, kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njeri në banesë. Atje kanë gjetur në ballkon, të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit që dyshohet si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse.

Në banesë jetonte një grua, e cila fatmirësisht nuk ndodhej aty ku shpërtheu lënda plasëse. Policia thotë se po vijon punën për të zbardhur ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com