Një kioskë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet është grabitur para pak minutash.
Pronarja e kioskës thotë se një person i paidentifikuar i ka marrë disa shuma parash.
Sipas saj, autori ishte i armatosur.
Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur hetimet./ a.m.