Tiranë-Francë me paratë e saj, Elona: Më donte, por bridhte me të tjera. Bëri edhe fëmijë me mbjellje

Elona e dënon veten për historinë e saj të dashurisë me Arbanin. Ajo rrëfeu në “Shihemi në Gjyq” se gjatë 10 viteve të bashkëjetesës së tyre, ishte ajo që e mbante  me para.  Kjo ndodhi edhe gjatë kohës që emigruan në  Francë ku Elona ia dorëzonte të gjitha paratë.

Siç shpjegoi Elona për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Arbani bënte një jetë luksoze me këto para dhe jetonte mes Shqipërisë e Francës. Elona thotë se e ka dashur shumë dhe mendon se marrëdhënia e tyre përfundoi për shkak të të tjerëve.

Ardit Gjebrea: Ti çfarë dashurove te ky njeri?

Elona: I zgjuar dhe i bukur.

Ardit Gjebrea: Po ndërkohë që ai nuk punonte për vite të tëra dhe ti punoje, nuk mendove në një moment sepse edhe bukuria edhe mençuria nuk mund që të përdoren për të më skllavëruar?

Elona: Kur e do  dikë bën gjithçka.

Ardit Gjebrea: Jepesh me gjithçka dhe ti u dhe,.

Elona: Pa limite, nuk ka rregulla në dashuri.

Eni Çobani: Por pse ndodhi ndarja atëherë? Pse u ndatë?

Elona: Pse ndodhi ndarja… mendimi im.  Ndarja ndodhi… keqshoqërimi. Arbani u shoqërua me… nga leku i tepërt moj zonja Eni, nga mirësia e madhe, ai u njoh me njerëz të gabuar që e futën në rrugë të gabuar se ai nuk ka qenë perfekt.

Ardit Gjebrea: Nuk është se pati ndonjë histori tjetër, me ndonjë tjetër?

Elona: Ai u dashurua me të tjera, bridhte me lloj-,lloj femrash, siç më kanë treguar, unë nuk kam parë, unë nuk shihja gjë.

Nga kjo martesë, Elona dhe Arbani nuk kanë fëmijë.

Elona: Zonja Eni unë nuk kam pasur fëmijë,  kemi bërë kura në Francë të dy por Arbani nuk lindte fëmijë,   ishte 100% steril. Nuk është… unë… se janë edhe emocionet…

Ardit Gjebrea: Sigurisht.

Elona: Nuk është gjithçka fëmija për mua në jetë. Për mua i shenjtë ka qenë burri. Është mendimi im,  ndoshta unë s’e kam provuar në jetë të kem fëmijë, por unë e pranova atë fakt dhe nuk më… kam mbajtur gjithmonë qen.

Ardit Gjebrea: Fëmija vjen si pasojë e një dashurie të madhe në rastin më të mirë.

Elona: Por nuk ishte ajo arsyeja  domethënë, unë nuk mund ta lija kurrë se ai nuk bënte një fëmijë.

Elona mendon se Arbani e ka dashur po njësoj, edhe pse më vonë ka mësuar fakte tronditëse.

Ardit Gjebrea: Ai të donte?

Elona: Unë besoj se po. Në ato vite që kemi kaluar bashkë, po.

Ardit Gjebrea: Të donte.

Elona: Po dalin shumë gjëra që ai ka pasur lidhje në të njëjtën kohë me një vajzë që ka bërë edhe një fëmijë me mbjellje se unë s’kam dashur asnjëherë të bëj fëmijë me mbjellje.

/a.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com