Lajmi për djegien e flamurit serb në sheshin “Skënderbej”, para ndeshjes me Ishujt Faroe mbrëmjen e së hënës, ka indinjuar thellë Serbinë, duke e bërë atë që të reagojë zyrtarisht. Ditën e sotme është dërguar një notë proteste ndaj ambasadës së Shqipërisë në Beograd, duke e cilësuar një akt të tillë si cenim të marrëdhënieve dy palëshe.
Mediat serbe citojnë njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, e cila kërkon vënien e autorëve para përgjegjësisë.
“Ne besojmë se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve, të cilat në vitet e fundit kanë arritur pikën më të lartë gjatë historisë së tyre të përbashkët shekullore”, thuhet në njoftimin e ministrisë, e cila pret që institucionet kompetente të Shqipërisë të bëjnë gjithçka për të identifikuar dhe ndjekur penalisht autorët, të cilat duken qartë në videon e djegies së flamurit të publikuar nga mediat.
Reagimi i Ministrisë së Jashtme serbe
Më 21 nëntor 2023, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë i dërgoi një notë proteste Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd, me të cilën dënojmë ashpër aktin e papranueshëm të djegies së flamurit kombëtar të Republikës së Serbisë në sheshin qendror “Skënderbej” në Tiranë, publikuar në portalet mediatike në internet më 20 nëntor 2023. Ne besojmë se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve, të cilat në vitet e fundit kanë arritur pikën më të lartë gjatë historisë së tyre të përbashkët shekullore.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë, në këtë frymë, pret që institucionet kompetente të Republikës së Shqipërisë të bëjnë gjithçka që është e mundur për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të këtij akti të shëmtuar, të cilët duken qartë në videon e publikuar, si dhe se do të diskutohet përmes mjeteve diplomatike në informimin e institucioneve të Republikës së Serbisë në një afat të arsyeshëm.