Partia e Lirisë ka mbledhur sot Kryesinë e saj, në të cilën janë prezantuar edhe disa ndryshime në strukturën e saj.
Në fjalën e tij, kreu i PL-së, Ilir Meta tha se propozon që Sekretare për qarkun e Tiranës të zgjidhet Erisa Xhixho ndërsa sekretar për Korcën të jetë Tedi Blushi.
Nga ana tjetër, Meta u shpreh kritik, duke theksuar se se do t’i jepet fund nepotizmit në parti dhe të gjithë strukturat dhe kakofonisë në drejtim. Por ne fakt i vetmi nepotizem ne PL eshte martesa e kryetarit te saj me deputeten Monika Kryemadhi.
Në fund, Meta u shpreh se kjo është një periudhë e ngarkuar me përgatitjet për Konventën Kombëtare pasi synohet të ndërtohet një parti me një strukturë krejtësisht të re.
/a.r