“Ti do më marrësh më qafë, si more Lulin…!”/ Rama ironizon Berishën dhe Lapajn me videon “Teatri i Kukullave”

Kryeministri Rama ka lëshuar sot (30 mars) serinë e re, por këtë herë jo me “Zgjimi i Lulit’, por më një kast të ri nga ‘Teatri i Kukullave’, nën titullin “Bufi dhe Tiku drejt bashkimit”.

Duke ironizuar edhe kreun e partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ai ka ndërtuar një treshe të animuar me Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

Të parin me maskotën e bufit të kënetës dhe tjetrin me pizhama, i sapo çuar nga gjumi. Këtë video-postim Rama e ka publikuar sot në llogarinë e tij në Facebook, edhe me një shënim, ku thekson se kjo ‘regji’ nuk ishte e tija.

“MIRËMËNGJES, dhe duke i falenderuar dy të rinjtë që ma dërguan këtë krijim të bukur, për Bufin dhe shokët e tij, si edhe duke ua plotësuar dëshirën që ta ndaj me të gjithë ju, pikërisht në ditën tradicionale të Teatrit të Kukullave, ju uroj të diel të buzëqeshur”, shprehet ai, duke ua lënë autorësinë të tjerëve këtë herë (të rinjve).

Kreu i qeverisë shfaq një dialog me ironi dhe sarkazma mes të treve (Lapaj-Berisha-Basha), ku është përfshirë edhe vetë në podiumin e një salle të mbushur duke mbajtur fjalim.

Lapaj dhe Berisha hyjnë në skenë për ta bërë për vete, por aty gjejnnë Ramën duke folur. Ai i drejtohet kreut të PD-së që të lëshojë nga goja çfarë t’i vijë për mbarë.

“Na e paska zënë ky mafiozi…”, shprehet Berisha për podiumin. Dhe më tej vijon: “BE-ja është shitur!”.

Aty shfaqet edhe Lulzim Basha me pizhama, duke u thënë se iu bashkua për ‘festë’. Por Lapaj ndërhyn dhe i kujton Berishës se “do e merrte edhe atë më qafë siç mori Lulin”.

Dialogu në videon e animuar që Rama ka hedhur në Facebook:

Berisha: Jemi këtu për t’i bindur të gjithë se unë jam ai që mund ta drejtojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

Lapaj: Në rregull, po pse dukesh si ai gogol? Je maskuar?

Berisha: Përkundrazi, e hoqa maskën?

Lapaj: Habi e madhe, po çdo bëjmë tani?

Berisha: Dalim në skenë, vetëm të shpresojmë që… oh jo, paska hyrë përpara ky mafiozi…!

Rama: Vlerat e Shqipërisë janë vlerat e Bashkimit Europian dhe jam krenar që puna që kemi bërë së bashku po e sjell vendin tonë të dashur në këtë familje! (duke folur nga podiumi)

Lapaj: Duhet ta ndalim! Jepi! Shpërthe me ç’të vjen në gojë!

Berisha: Yhyhyhy…!

Nga salla: Kush e lejoi atë zog kënete aty?!

Lapaj: Nuk është zog kënete, është Sali Berisha!

Basha: Ahahaha… jam gjallë, menduar se më kishte ndodhur diçka, por jo, jam gjallë dhe tani është radha imë për të…

Berisha: Në fakt, unë e zura mat, por BE-ja është e shitur…!

Lapaj: Ti do më marrësh më qafë, si more Lulin…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com