“Thumanë – Kashar, kartëvizita europiane e Korridorit Blu”, Rama ndan pamjet e autostradës së re

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke përshëndetur ndjekësit me pamjet e rrugës së inaguruar një ditë më parë Thumanë – Kashar. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare, e cilëson atë  kartëvizitën europiane të Korridorit Blu të Shqipërisë 2030.

“Mirëmëngjes dhe rrugë të mbarë për të gjithë ju që sot do të kaloni nga autostrada e re Thumanë – Kashar, kartëvizita europiane e KORRIDORIT BLU të Shqipërisë 2030”, shkruan Rama.

Autostrada Thumanë-Kashar u hap për qarkullim një ditë më parë. Vepra infrastrukturore 21 kilometër e gjatë, pjesë e “Korridorit Blu”, është e para e Kategorisë “A” në Shqipëri, duke hedhur kështu një “gur themeli” drejt një standardi të ri.

“Thumanë - Kashar, kartëvizita europiane e Korridorit

Autostrada përmbush të gjitha kriteret e Bashkimit Europian, ku shpejtësia e lëvizjes është 130 kilometër në orë.

Vepra infrastrukturore, që nis nga Thumana e që lidhet me autostradën Tiranë-Durrës, është një investim tërësisht privat, i kompanisë “Gener 2”, e cila pas 35 vitesh do i dorëzohet shtetit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com