Sali Berisha edhe një herë tjetër ka thyer masën e arrestit të shtëpisë, të caktuar nga GJKKO!
Ditën e sotme ai ka takuar ish-deputetin e Kosovës Gani Geci, një personazh me dritëhije në Prishtinë, i dënuar për vrasja.
Geci ka qenë së bashku edhe me disa persona të tjerë në ambientet e banesës së ish-kryeministrit, teksa fotot i ka postuar në rrjetin e tij socila të Facebook.
“Lufta ka një ligj me vetëm dy nene:
Neni 1) Kurrë mos u dorëzo.
Neni 2) Mbaje mend të parin.
Salih Berisha nuk dorëzohet kurrë!
Sot ishim në takim me kryetarin njëherit edhe kryetari historik i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Z. Sali Berisha.
Takimin na e mundësoi Z. Agim Rexha, kryetar nderi i Shoqatës Pan-Shqiptaro-Amerikane VATRA në Amerikë. Bashkë me ne ishin Adnan Merovci, Hysen Ibrahimi, vëllai im Fadil Geci, dhe unë, Gani Geci.
Folem gjerë e gjatë për rrjedhën historike të ngjarjeve në Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë që nga viti 1991 deri më sot.
Z. Berisha, faleminderit për pritjen edhe në këto rrethana të jashtzakonshme!
Ju jeni frymëzim i qëndresës për qindra mijëra shqiptarë.
I shpjegova se si një herë një ushtarak amerikan në Kosovë me emrin Bill Krieger më pat thënë:
“Lufta ka një ligj me vetëm dy nene:
Neni 1) Kurrë mos u dorëzo.
Neni 2) Mbaje mend të parin.”
Falendërim i veçantë shkon edhe për Diplomatin e Karrierës Z. Mal Berisha.
P.S.
Unë gjithashtu e falendëroj kryetarin Agim Rexha për ftesën që më kishte bërë 21 vjet më parë për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes kongresmenit Eliot L.Engel!”, shkruan ai.