Theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, arrestohet korçari

Policia e Korçës ka arrestuar një 49-vjeçar i cili ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale L.D, ndaj të cilit Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 49 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, e cila i kishte caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com