Themeluesi i PD, Rexhep Uka ka hapur sot festën e 33 vjetorit të Partisë Demokratike, festë që po mbahet në ambjentet e Pallatit të Kongreseve.
Uka ndër të tjera shprehet se slogani i Sali Berishës ”Shqipëria në rrezik”, është si temë doktorature e ish-dikatorit Enver Hoxha.
Ndër të tjera teksa foli mbi të ardhmen e së djathtës dhe veçanërisht të Partisë Demokratike që është e orientuar nga euroantlatizmi, Uka tha se PD sot duhet ta kthejë në përvojë kalvarin e këtyre viteve sepse ndryshe do ripërsëritenmi.
Integrimi tha Uka nuk vjen nga politikanë që për arsye personale e familjare na rikthejnë të rreziku anglo-amerikan, ashtu si dikur duke iu referuar përpjekjeve të Rithemelimit për të marrë peng të ardhmen e elektoratit të djathtë në vendin tonë.