The Sun: Si shqiptarët po tallen me sistemin e emigracionit të Britanisë, dëbohen dhe rikthehen në pak javë

Kur policia britanike arrestoi Bujar Cozminca pasi kishte “përmbytur” Britaninë me kokainë me vlerë rreth 8 milionë paund, kuptuan që kishin të bënin me një personazh jo të panjohur për drejtësinë.

33-vjeçari tashmë ishte dëbuar nga Britania nën akuzat për drogë nëntë vite më parë, por për të ishte shumë e lehtë që të rikthehej në Britani për të ndërtuar më pas perandorinë e tij kriminale.

Ai është një prej shumë shqiptarëve, pjesë e bandës së quajtur “Bumerang”. The Sun shkruan se këta shqiptarë të kësaj bande po tallen me sistemin e emigracionit në Britani, duke hyrë dhe dalë fshehurazi nga Britania e Madhe pavarësisht se janë deportuar.

Një burim i inteligjencës tha për The Sun: “Është një turp i plotë. Ata burgosen dhe dëbohen vetëm për t’u kthyer në Britani dhe për të vazhduar aty ku e lanë. Ata janë brenda dhe jashtë aq shpesh sa bëjnë shaka duke thënë se janë bumerang.”

Në katër vitet e fundit, të paktën 12 kriminelë të mëdhenj shqiptarë janë kthyer në Britani të Madhe pasi u dëbuan.

newsbomb.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com