Disa ide mbeten më të palëkundshme nga nocioni se të pasurit vazhdojnë të pasurohen ndërsa njerëzit e zakonshëm ose të varfërit mbeten gjithnjë më pas e bëhen madje gjithnjë e më të varfër.
Besimi se kapitalizmi është i manipuluar me qëllim për të përfituar të pasurit dhe për të ndëshkuar punëtorët, ka formuar mënyrën se si miliona njerëz e shohin dhe e konceptojnë botën, për kë votojnë dhe për kë duartrokasin. Debati mbi këtë çështje ka qenë dhe mbetet një nxitje e madhe për projekte politike, si për të majtët ashtu edhe të djathtët, nga ndërhyrja e Joe Biden te populizmi i Donald Trump.
Por sa është e vërtetë kjo?
Dyshimet për tregjet e lira janë ngurtësuar kohët e fundit, kurse provat lidhur me argumentin se pabarazia po rritet në botën e pasur janë bërë e po bëhen gjithnjë e më të zbehta. Diferencat e pagave po zvogëlohen mes shtresave shoqërore. Që nga viti 2016, të ardhurat reale për ata që fitojnë apo paguhen më pak në Amerikë janë rritur më shpejt se ato që marrin paga apo sigurojnë të ardhura më të larta.
Që nga pandemia e Covid-19, ngushtimi i hendekut të pagave; sipas një vlerësimi, ka mjaftuar për të rikthyer një 40% të jashtëzakonshëm të pabarazisë së pagave para taksave që u shfaq gjatë 40 viteve të kaluara. Një epokë tjetër e atyre që njihen ndryshe si “jakë blu” është duke u zhvilluar.
Është kjo një përmbledhje e artikullit të fundit të “The Economist” me titull, “Epoka e re e punëtorëve do të përmbysë të menduarit konvencional”, që paralajmëron se ashtu si në vendet e zhvilluara edhe pjesa tjetër e botës do të shkojë drejt një epoke të re, të mirëkuptimit në një farë sensi mes shtresave të privilegjuara dhe të pasura nga njëra anë për të lëshuar dhe nga ana tjetër të shtresave të tjera të shoqërisë për të përfituar më shumë sesa deri tani.
/Liberale.al/