The Economist/ Donald Trump është rreziku më i madh për mbarë botën, në vitin 2024

Një hije e madhe po shfaqet mbi botë.

Në edicionin e kësaj jave “The Economist” publikon “The World Ahead 2024”, “Bota para vitit 2024” që është edhe udhëzuesi i saj i 38-të vjetor parashikues për vitin e ardhshëm. “Dhe gjatë gjithë asaj kohe asnjë person i vetëm nuk e ka eklipsuar analizën tonë aq sa Donald Trump eklipson vitin 2024” – shkruan prestigjozja “The Economist”.

“Donald Trump përbën rrezikun më të madh për botën në vitin 2024”, është titulli me të cilën është hapur “The Economist” që më tej në analizën e saj shtron pyetjen:
“Çfarë do të thotë fitorja e tij në zgjedhjet e Amerikës”?!

Që një fitore e Trump-it nëntorin e ardhshëm është një Probabiliteti i mundshëm, kjo ka filluar të ndihet që tani.

Trump dominon zgjedhjet paraprake republikane. Disa sondazhe e nxjerrin atë edhe përpara Presidentit Joe Biden, në shtetet e lëkundura (ku fitorja nuk parashikohrt lehtë). Në një prej këtyre sondazheve, organizuar nga ‘New York Times’, tregoi se 59% e votuesve i besuan atij në ekonomi, krahasuar me vetëm 37% që votuan për zotin Biden.

Në zgjedhjet primare, të paktën, paditë civile dhe ndjekjet penale duket se në vend që ta dobësojnë, vetëm sa e kanë forcuar zotin Trump.

Për dekada demokratët janë mbështetur në përkrahjen e votuesve me ngjyrë dhe hispanikë, por një numër i konsiderueshëm po e braktisin partinë e qendrës së majtë, aktualisht në pushtet. Në 12 muajt e ardhshëm, një pengesë e secilit nga kandidatët mund të përcaktojë garën – dhe kështu rrezikon të ‘përmbysë’ botën – nënvizohet ndër të tjera në analizën e “The Economist”.

/Liberale.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com