“Territor i pastër”! Agjësohen 530 bimë kanabisi në Kavajë, arrestohet faturisti i ujit

Një 61-vjeçar me detyrë futurist uji ka rënë në pranga pasi dysshohet se është i përfshirë në kultivimin e bimëve të kanabisit si dhe për shpërdorim detyre.

Sipas asaj që njofton Policia pas kontrolli në kuadër të planit operacional të koduar “Territor i pastër”, në fshatin Bardhorë, u gjetën të kultivuara 530 bimë narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Ndërkohë u konstatua se bimët narkotike vaditeshin me një tub që ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me linjën e ujit të pishëm. Në lidhje me këtë është bërë i mundur arrestimi i faturistit të ujit I. B., pasi nuk ka raportuar për ndërhyrjen në tubacionet e ujit dhe dyshohet si bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu vijon puna për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com