Të paktën 53 persona kanë humbur jetën dhe 62 të tjerë kanë mbetur të plagosure si pasojë e një tërmeti me magnitudë 7.1 të shkallës rihter që goditi rajonin e Tibetit të Kinës mëngjesin e kësaj të marte (7 janar).
Lajmi është raportiar nga mediat shtetërore të Kinës, sipas të cilave tërmeti që goditi qytetin e shenjtë Shigatse të Tibetit rreth orës 09:00 me kohën lokale (01:00 GMT) kishte një magnitudë 7.1 ballë dhe një thellësi prej 10 kilometrash (gjashtë milje),duke iu referuar të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.
Tërmeti u pasua me një sërë pasgoditjesh me magnitudë deri në 4.4 të shkallës rihter, të cilat janë ndjerë gjithashtu edhe në Nepalin fqinj, Katmandu, në Butan dhe në Indinë veriore.
Tërmetet janë të zakonshme në rajon, i cili shtrihet në një vijë të thyer gjeologjike.
Sikurse ka bërë me dije Ministria e Menaxhimit të Emergjencave të Kinës, rreth 1,500 punonjës të zjarrfikësve dhe shpëtimit po vijojnë kërkimet për të mbijetuar.
Ka pasur 10 tërmete me magnitudë 6 ballë në zonën ku goditi tërmeti i së martës gjatë shekullit të kaluar.
Një tërmet me magnitudë 7.8 shkaktoi rreth 9,000 viktima dhe dëmtoi rreth 1 milion struktura në Nepal në vitin 2015.