TËRMET shkatërrimtar gjatë natës në Kinë, mbi 100 të vdekur deri tani, ekipet e shpëtimit po punojnë në temperatura n�

Të paktën 116 persona kanë humbur jetën dhe 220 të tjerë janë plagosur pas një tërmeti të hënës në mbrëmje në veriperëndim të Kinës, raportojnë mediat shtetërore.
Autoritetet kineze thanë se tërmeti me magnitudë 6.2 goditi provincën Gansu rreth mesnatës dhe gjithashtu preku krahinën Qinghai.
Mijëra shpëtimtarë po përballen me kushtet e e temperaturave nën zero për të ndohmuar njerëzit në zonën me lartësi të madhe.
Një tërmet i dytë goditi Xinjiang-in një krahinë aty pranë disa orë më vonë të martën.
Dëmet nga goditja e tërmetit me magnitudë 5.5 nuk janë ende të qarta.
Presidenti kinez Xi Jinping urdhëroi që të bëhen përpjekjet e plota të shpëtimit në Gansu, një nga rajonet më të varfra të Kinës. Qarku Jishishan duket të jetë zona më e goditur.

Gansu shtrihet midis pllajave Tibetiane dhe Loess dhe kufizohet me Mongolinë.
Autoritetet kineze thanë se tërmeti ishte me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter, ndërsa Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS) regjistroi një magnitudë prej 5.9 ballë dhe thellësi 10 km. Rreth 10 pasgoditje kanë ndodhur, njoftuan autoritetet lokale.
Pamjet tregonin spitalet që pranonin pacientë dhe shpëtimtarët që kërkonin nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura. Mbeturinat u panë edhe në dyshemetë e dhomave, tavanet e të cilave ishin shembur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com