Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë i shkallës rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në Janinë.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në territorin shqiptar në zonën përreth Gjirokastrës.
Epiqendra e tërmetit ishte 18 km në jugperëndim të Kalpaqit, fare pranë kufirit me Shqipërinë.
Momentalisht nuk raportohet për dëme materiale.