“Tërheqja e Izraelit urgjente”, presidenti libanez: Është shkelur sovraniteti i Libanit!

Presidenti i ri i Libanit, Joseph Aoun kërkon tërheqjen e trupave ushtarake izraelite në territorin libanez.

Sipas një deklarate të presidencës libaneze në platformën X, Aoun i tha Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres gjatë një takimi në Bejrut se Izraeli ka kryer shkelje në sovranitetin e Libanit.

Nga ana tjetër Guterres tha se OKB-ja do të bëjë përpjekjet maksimale për të siguruar një tërheqje izraelite brenda afatit të caktuar sipas kushteve të armëpushimit.

Armëpushimi kërkon që forcat izraelite të tërhiqen nga Libani jugor brenda 60 ditëve dhe që Hezbollahu të largojë të gjithë luftëtarët dhe armët e tij nga jugu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com