Një zyrtar policor është plagosur pasditen e të mërkurës në Suharekë.
Mediat në Kosovë shkruajnë se katër persona kanë qëlluar me armë në drejtim të tij, në momentin kur kanë hyrë për të grabitur një dyqan argjendarie.
Polici i plagosur është dërguar në spital, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.