Tentuan të dilnin nga Shqipëria me pasaporta false greke, arrestohen 2 turq

Dy shtetas turq janë arrestuar pasi kanë tentuar të dilnin nga Shqipëria me pasaporta greke flasë.

Dy turqit M. S., 38 vjeç dhe D. A., 26 vjeç, u ndaluan nga Policia Kufitare e Rinasit.

Këta shtetas kanë paraqitur në sportel, në dalje, pasaporta greke me të dhënat e tyre, të cilat pas ekzaminimit në laborator, rezultuan të falsifikuara. Pasaportat false dhe biletat e udhëtimit të këtyre shtetasve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com