Tentoi të vidhte një kompleks në Vlorë, mobilizon mbi 20 efektivë policie dhe arrin t’ia mbathë

Një telefonatë në policinë e Vlorës ka alarmuar blutë e qytetit dhe Fnsh. Një roje i një objekti i cili është në ndërtim e sipër ka lajmëruar policinë e Vlorës për një hajdut që ishte futur në godinë.

Një person ishte futur në një prej godinave 8-katëshe në zonën e ish frigoriferit në lagjen Kushtrimi duke tentuar të marrë prej andej kabllo elektrike, dyer dhe dritare.

Pas telefonatës menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur blutë e Vlorës duke rrethuar pallatet që po ndërtohen si godina me kosto të ulët për personat në nevojë dhe ciftet e reja.

Megjithatë, një furgon i Fnsh me tre efektive të ndërhyrjes se shpejtë, dy furgona të shqiponjave dhe 5 autovetura, mbi 20 efektivë në terren dhe nuk ia dolën ta kapin hajdutin në godinën e banimit. Dalin duarbosh dhe u larguan sërish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com