Familja e një studenteje të vrarë me thikë në Nottingham thotë se e reja ishte “heroinë” që u përpoq t’i shpëtonte jetën shoqes së saj, e cila gjithashtu vdiq në të njëjtin sulm.
Grace O’Malley-Kumar, 19 vjeç, u vra në sulmet me thikë në qershor, së bashku me Barnaby Webber. Ato po ktheheshin pasi kishin dalë për të festuar një mbrëmje për përfundimin e provimeve.
Vrasësi, Valdo Calocane goditi gjithashtu me thikë kujdestarin e shkollës Ian Coates, ndërsa ai po shkonte për në punë. Calocane pranoi vrasjen e Grace, Barnaby dhe Ian në këmbim të reduktimit të dënimit, një lutje të cilën Prokuroria e Kurorës e ka pranuar tani.
“Momentet e fundit të Grace ishin me dhimbje dhe kjo është diçka që me të vërtetë më lëndon të mendoj dhe ajo ishte një heroinë, ky ishte karakteri i saj”, tha vëllai i saj, James, 17 vjeç, për Sky News.
“Ajo u përpoq maksimalisht për të shpëtuar shoqen e saj. Kështu Grace humbi jetën e saj në mënyrën më të pambrojtur. Ajo nuk do të linte kurrë një mik, kurrë, dhe kjo ishte shumë e dukshme që në momentet e saj të fundit. Ajo kaloi duke luftuar.”
Calocane, 32-vjeç, i njohur gjithashtu si Adam Mendes, kishte një histori të sëmundjes mendore dhe madje u përpoq të dorëzohej në selinë e MI5 në Londër, duke besuar se shërbimet britanike të sigurisë po e kontrollonin atë.
Familja e Grace kishte shpresuar se Calocane do të përballej me një gjyq për vrasje.
“Është shumë e vështirë për një baba dhe jam i sigurt edhe për një vëlla ta pranosh këtë, por ne kemi besim në sistemin ligjor,” tha babai i Grace, Dr Sanjoy Kumar.
“Ne kemi besim në gjyqësor dhe kemi besim në gjykatë. Dhe ne shpresojmë që ata të bëjnë drejtësinë e Grace.”/m.j