Është zbardhur dëshmia e 57-vjeçares e cila disa ditë më parë tentoi të rrëmbente në një market një fëmijë.
Burime bëjnë me dije se në polici, gruaja në fjalë, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, ka deklaruar se po luante me fëmijën 2 vjeç në prani të nënës së saj.
Ndër të tjera, ajo ka treguar se i ka dhënë një çokollatë dhe më pas ka dalë jashtë, ndërsa pretendon se nuk ka dashur ta rrëmbejë.
“Thjesht po luaja me fëmijën në prani të nenës. I dhashë një çokollatë dhe dola jashtë. Nuk kisha synim për ta rrëmbyer thjesht po luaja”, ka dëshmuar ajo.
Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Barrikadave, ku brenda marketit zonja ka marrë në krahë një të mitur 2-vjeçe, ka dalë nga marketi dhe më pas është rikthyer sërish.
Sipas policisë, shtetasja me iniciale R. B., 57 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.