Një 48 vjeçar polak është arrestuar teksa tentoi që të dilte nga Shqipëria përmes pikës kufitare të Muriqanit. 48 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për pjesëmarrje në një organizate kriminale për shitje online të substancave të rrezikshme për shëndetin.
Gjykata në Lublin i ka caktuar 48-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i substancave psikotrope dhe anabolizante”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë.
Për rreth 3 vjet (2018-2021), organizata kriminale në të cilën merrte pjesë shtetasi G. (D.) H. shiste online, pa pasur licencë, substanca të rrezikshme për shëndetin, të cilat nuk përmbushnin kriteret e cilësisë.
Interpol Tirana dhe Interpol Varshava po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi./m.j