Një 48-vjeçar është proceduar penalisht, pasi tentoi të korruptonte punonjësin e policisë kufitare në Kakavijë.
Ai i ofroi punonjësit 40 euro ë të hynte në territorin e Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim me ligjin (pa pasaportë).
“Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, që të kalonte kufirin, në kundërshtim me ligjin, procedohet penalisht 48-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 48 vjeç, banues në Fier.
Në PKK Kakavije, shtetasi A. H. ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare, duke i ofruar 40 euro, që të hynte në territorin e Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim me ligjin (pa pasaportë).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, njofton policia.
/f.s