Një 25 vjeçar është arrestuar në Qafë Thanë pasi tentoi që të kalonte në mënyrë të paligjshme një person duke e fshehur në bagazhin e automjetit.
20 vjeçari që ishte fshehur në bagazh u procedua penalisht.
Shoferi akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalimin të paligjshëm të kufijve” ndërsa 20 vjeçari për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.