Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz një ditë më parë. Policia bën të ditur se një 54-vjeçar në gjendje të dehur, i ka vënë zjarrin shtëpisë dhe ka kërcënuar bashkëshorten dhe fëmijët se do t’i digjte me benzinë.
Ai është vënë në pranga nga blutë këtë të premte. I arrestuari është identifikuar si Bashkim Domi, 54 vjeç.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Tuk Jakova”.
Nga zjarri fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale.