Tentativë vrasje apo shpërdorim detyre? Skandali te Onkologjiku, ish-prokurori zbardh detaje të reja: Prokuroria e Tiranës zbuloi se…!

Ish-prokurori i krimeve të rënda, Eugen Beci ka folur në lidhje me dosjen hetimore të Onkologjikut. Ai ka shpjeguar juridikisht se përveç veprës penale të shpërdorimit të detyrës është edhe ajo e korrupsionit.

I ftuar në emisionin Open, Beci tha se mund të ketë edhe neglizhencë nga ana e mjekëve.

Ai theksoi se hetimi i Prokurorisë së Tiranës ka zbuluar se në çdo sektor të jetës shqiptare ka korrupsion të jashtëzakonshëm.

Eugen Beci: Prokuroria e Tiranës nëpërmjet një hetimi që ka bërë gjatë një operacion që ka zbuluar shitjen e barnave kontrabandë, në bazë të indiceve që ka marrë aty ka filluar proceduaralisht të kryejë veprime se bashku me sektorin antikorrupsion.

Duke qenë se prokuroria e Tiranës finalizoi një operacion të këtij lloji ku zbuloi që në çdo sektor të jetës shqiptare duket se ka korrupsion të jashtëzakonshëm. Në këtë skaner që i ka bërë Prokuroria e Tiranës sektorit shëndetësor ka nxjerrë zbuluar si tregtohen barnat, si trajtohen pacientët, si organizohen spitalet shtetërore dhe private. Këto elementë të listuar nga Prokuroria çedojnë vetëm në një problem, masat e sigurimit nuk mbulojnë të gjitha këto fusha që përmenda dhe që hetimi ka arritur ti zbulojë si veprime të kundërligjshme.

Brenda veprimeve hetimore që ka kryer Prokuroria e Tiranës ka konstatuar që nuk kemi të bëjmë me shpërdorim detyre, por edhe me veprën penale të korrupsionit. Shpërdorimi i detyrës vendoset në ato raste kur arrin prokuroria të mos zbulojë dot qëllim fitimi dhe mos provojë me prova konkrete mënyrën që këta njerëz kanë fituar të ardhura financiare./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com