Një tentativë grabitje ka ndodhur në një njësi të këmbimit valutor në Gjirokastër.
Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se ngjarja sapo ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës, në Bulevardin 18 Shtatori.
Dyshohet se një person me maskë ka hyrë tek një Exchange para pak minutave dhe ka tentuar që të grabisë një shumë të konsiderueshme parash.
Ndërkohë Policia e Gjirokastrës dhe vetë kreu i saj, Altin Merizaj, kanë shkuar në vendngjarje për të indentifikuar personin në fjalë, shkruan A2 CNN.
Në këto momente po kqyren kamerat e sigurisë për të identifikuar autorin, ndërkohë që mësohet tentativa për grabitje ka dështuar dhe keqbërësi nuk ka arritur të marrë asnjë lekë.