“Teatër të trajtosh Salianjin si Mandela…”, Kulluri: Në PD e dinë të gjithë kë takoi Babalja. Sajesë për të implikuar Xhafajn

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri thotë se në Partinë Demokratike e dinë të gjithë të vërtetën e inskenimit të dosjes “Babale”.

Kulluri shpjegon se në atë përgjim janë të verteta vetëm 30 sekondat e para kurse pjesa tjetër ka qenë nxitje për të implikuar Agron Xhafajn, vëllain ish-ministrit të Brendshëm të kohës, Fatmir Xhafaj.

Pikërisht për këtë është dënuar Ervin Salianji dhe se çdo viktimizim tjetër për ta trajtuar atë si Mandela apo Pjetër Arbnori, është një teatër më vete.

“Salianji nuk është dënuar se tha të vërtetën për Agron Xhafën. Ervin Salianji është dënuar nga gjykata se është bërë pjesë me ose pa dashje, unë besoj me dashje. Se ne në PD e dimë të gjithë se si ka ardhur Alizoti (Babalja) në PD, si ka ndodhur ngjarja, kë ka takuar e për çfarë është folur. Biseda është e sajuar, pjesa më e madhe e saj. Po jua them sot, në atë bisedë ka 30% të vërteta, 30 sekondat e para me sa di unë. Pjesa tjetër ka qenë një nxitje e Babales për të implikuar Geron Xhafën në një bisedë të mundshme për trafiqe. Pra e nxitur! Dhe ai për këtë është dënuar, nuk është dënuar se ka thënë që Agron Xhafa ka qenë i dënuar. Këtu ka thënë një fakt dhe ka thënë një të vërtetë Ervin Salianji. Pastaj se këtij Ervin Salianjit i duket vetja Mandela apo Pjetër Arbnori, këtu pastaj komedia nuk mbaron në këtë vend ndonjëherë sepse sharlatanë ka parë gjithmonë politika”, deklaroi Kulluri gjatë një interviste në Vizion Plus.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com