Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha nga një takim me degën e PD në Dimal foli për atë që ai e quan trekëndëshi i Bermudës, duke theksuar se për interesa personale kanë marrë peng Shqipërinë.
Në fjalën e tij, Basha u shpreh se këta persona kanë frikë se po u vjen dita e përballjes me të vërtetën dhe me ligjin.
Sipas tij, frika nga drejtësia i ka detyruar që të sulmojnë dhe intimidojnë Prokurorinë e Posaçme
“Të tregojmë me vepra diferencën mes nesh dhe moçalit të Bermudës, moçalit të interesave personave, të interesave të tarafeve politike, ekonomike dhe kriminale ku zhgërryhen tash e 34 vjet të njëjtët aktore që kanë marrë peng Shqipërinë, kanë marrë peng të ardhmen e vendit, po përzënë fëmijët dhe të rinjtë vetëm për pasurimit tyre, për hir të pushtetit të tyre, apo për hir të anktheve që kanë se shumë shpejt do të vijë dita e përballje me të vërtetën dhe ligjin. Të ngjashmit e tyre në vende fqinj, tashmë anëtare të BE janë përballur me ligjin dhe kjo është një rrugë pa kthim, si rruga e Shqipërisë evropiane.
Meraku që kanë është një ofensive ndaj SPAK për ta kërcënuar dhe intimiduar. Nuk ka kaluar 10 ditë që kur zv.kryeministri i Ramës tregoi me gisht Ramën dhe Veliajn si përfitues dhe pronarë të aferës së inceneratorëce. Kjo tregon se pse i janë përveshur SPAK dhe drejtësisë. Kanë frikë dhe padiskutim që duhet të kenë frikë”, tha ndër të tjera Basha.
Basha u shpreh se PD mbështet drejtësinë dhe SPAK, pasi fundi i pandëshkueshmërisë theksoi ai është fillimi i Shqipërisë evropiane.
“Ndaj fundi i pandëshkueshmërisë është fillimi i Shqipërisë europiane. Kjo është arsyeja pse PD e ka thelbësore në vizionin e vet mbështetjen ndaj Reformës në Drejtësi dhe ndaj SPAK. Padiskutim pritshmëritë ndaj SPAK janë të larta. Unë e di që pritshmëritë e shqiptarëve janë shumë më të larta sesa ç’është bërë deri më tani dhe shpresoj dhe jam i bindur që këtë pritshmëri e njohin edhe prokurorët, hetuesit dhe gjyqtarët me integritet të SPAK. Detyra jonë është ta mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat politikishe dhënies fund të pandëshkueshmërisë. Dhe kjo është arsyeja se pse PD është sot e vetmja parti politike në Shqipëri që e thotë me zë të lartë, me ballin lartë, hapur, që mbështet pa kushte punën e SPAK”, u shpreh Basha.
/a.r