Të shtënat me armë zjarri në Fier, zbulohet shkaku! Çfarë ndodhi një muaj më parë mes të rinjve?

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e një dite më parë në Fier (9 prill), ku ndaj nënë e bir, Suzana dhe Hysen Mërnica, u qëllua me armë zjarri, por për fat të mirë i shpëtuan plumbave.

Sipas gazetarit Igli Çelmeta, shkak për sherrin ka qenë një konflikt mes të rinjsh një muaj më parë, konkretisht mes të lënduarit Hysen Mërnica dhe Ali Cimilit, ky i fundit i shpallur në kërkim pas ngjarjes së djeshme.

Mësohet se Ali Cimili bashkë me të atin, Afrim Cimili, i cili është arrestuar, i kanë dalë përpara Suzana Mërnicës dhe djalit të saj, Hysen Mërnicës, teksa këta të fundit lëviznin me motor.

Nga të shtënat nënë e bir nuk janë plagosur, por janë dëmtuar nga goditja prej makinës së autorëve. “Palët e përfshira në sherr rezultojnë se janë kushërinj”, raportoi Çelmeta.

Igli Çelmeta: Policia ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Fier, ku u plagosën nënë e bir. Policia ka arrestuar Afrim Cimilin e ka shpallur në kërkim Ali Cimilin dhe babanë e tij. Babë e bir i kanë dalë përpara nënës dhe djalit, Suzana Mërnicës dhe djalit të saj, Hysen Mërnicës. Nga të shtënat nuk janë dëmtuar nënë e bir, por janë plagosur nga goditja prej makinës së autorëve.

Shkak për ngjarjen dyshohet se është një konflikt i ndodhur një muaj mes Hysen Mërnicës dhe Ali Cimilit. Palët e përfshira në sherr rezultojnë se janë kushërinj. Është arrestuar Afrim Cimili dhe është shpallur në kërkim djali i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *