Të shtëna pranë shtëpisë në Larushkë, plumbat përfundojnë në…

Një 60-vjeçar nga fshati Larushk i Krujës ka njoftuar policinë të dielën pas mesnate se ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së tij.

Kur autoritetet kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë gjetur një dëmtim të vogël në dritaren e tualetit në katin e parë. Dyshimet janë se është shkaktuar nga një plumb arme zjarri.

“Nën drejtimin e Prokurorisë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar”, njoftoi policia.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com