Eno Nikulaj është vrarë me armë zjarri në Lezhë mbrëmjen e sotme.
Sipas burimeve policore, Eno Nikulaj ishte duke lëvizur me një automjet tip “Bezn ML” me ngjyrë të bardhë, kur ndaj tij është qëlluar me breshëri armëshm duke e lënë të vdekur.
Viktima është djali i xhaxhait të Ardjan Nikulajt. Ky i fundit u ekzekutua në Prill, në lokalin e hotelit të tij në Shëngjin.
Sipas hetimeve, ai u ekzekutua nga një “killer” portugez i cili bashkëpunoi me disa shtetas anglez.
Porosia, sipas prokurorisë, ishte dhënë nga Edmond Haxhia, nipit i Lekstakajve, me të cilët fisi Nikulaj ishte në hasmëri.