Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në Tiranë.
Sipas informacioneve të policisë, ditën e sotme është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte.
Fatmirësisht nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Tiranë/ Informacion paraprak:
Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit