Të shtëna me armë zjarri raportohen të kenë ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Tiranë.
Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Princ Vidi”, në zonën e Kasharit. Paraprakisht dyshohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person, i identifikuar si Ervin Nela.
Si rrethanat ashtu sikurse shkaqet e ngjarjes momentalisht janë të panjohura.
*Ky është një lajm i fundit dhe të dhënat mund të ndryshojnë.
/a.r